Reforma Agrare dhe Kolonizimi
Reforma agrare ishte çështja kyqe në Kosovë dhe Maqedoni në Mbretërinë Jugosllave. Shumica e popullsisë ishin fshatarë dhe ata prisnin një reformë agrare për të hequr mbetjet e sistemit çiftlik dhe pronarët e pasur. Reforma u shpall menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, por nuk u zbatua në Kosovë dhe Maqedoni deri në fillim të viteve 1930. Për më tepër, reforma u përdor si mjet politike për Sllavizim. Ky episod historik u quajt kolonizim dhe ishte objekt i disa studimeve. Hulumtimin më sistematik për këtë temë e ka bërë Millovan Obradoviq. Teza e doktoraturës i Obradoviqit u botua në vitin 1981 me titull Agrarna Reforma i Kolonizacija na Kosovu (1918 - 1941) (Reforma Agrare dhe Kolonizimi i Kosovës (1918 - 1941)). Disa nga tekstet e tij janë përkthyer edhe në shqip, si ai që përfshijmë këtu: “Qëndrimi i PKJ-së ndaj Qështjes Agrare në Kosovë (1918 - 1941)”, Përparimi, 1979, nr: 2, Prishtinë, fq. 286-301.