Revista Albanian Life
Dave Smith ishte një kontribues i shpeshtë në Albanian Life: Journal of the Albanian Society, dhe në vitin 1986 ai u zgjodh anëtar komiteti i Albanian Society (Shoqata Shqiptare) në Britani. Presidenti i Shoqatës në atë kohë ishte muzikologu A.L. Lloyd, ndërsa sekretari i saj ishte një aktivist militant Bill Bland. Bland ka vizituar shumë herë Shqipërinë gjatë aktiviteteve të tij në Albanian Society. Ai ishte themeluesi dhe redaktori i Albanian Life-it.
Nëpërmjet faqeve të Albanian Life-it, anëtarët e Shoqatës kundërshtuan pa u lodhur pikëpamjet zyrtare, globalisht dominuese të Shqipërisë – duke sfiduar mantratë e përsëritura shpesh për mungesën e të drejtave të njeriut, mungesën e demokracisë dhe histerinë për ndalimin e fesë. Ata shkruanin për muzikën popullore, teatrin, institucionet kulturore me interpretime. Ky angazhim përfshinte edhe përkthimin e poezive, tregimeve, teksteve për artin dhe riprodhimin e pikturave të prodhuara në Shqipëri. Pikëpamjet e shoqërisë nuk ishin gjithmonë të njëjta me Partinë e Punës. Revista Albanian Life ndihmoi në zhvillimin e praktikës së të shkruarit, e cila jo vetëm po i jepte një këndvështrim të ri Shqipërisë socialiste, por shkatërroi edhe shumë mite historike që përfshinin të historinë e Britanisë.