ATO: SKENA NGA FRONTI ANTIFASHIST I GRAVE TË KOSOVËS
Vepra e Blerta Hazirajt dokumenton një kërkim që është si shpresëplotë, ashtu edhe fatzi. Është një kërkim për të cilin vetë shpresa është e paqëndrueshme; objekti i së cilit është vazhdimisht përtej qasjes; hapësira e së cilit nuk mund të kufizohet përbrenda rrënojave të tij.
ATO sjell ndër mend historinë e Frontit Antifashist të Grave të Kosovës, dega kosovare e një lëvizje masive që kishte lindur si rrjedhojë e përpjekjeve partizane në Luftën e Dytë Botërore. Pas luftës, Gratë Antifashiste të Kosovës i organizuan gratë fshatare, nisën fushata të mëdha daljes publike dhe promovuan arsimin, kolektivizimin dhe idealin e gruas së re socialiste. Si zgjatim i shtetit, ai u shua nga vetë shteti në fillim të viteve të 50-ta.
ATO dëshmon edhe për këtë histori, edhe për vetë aktin e shpëtimit. Një instalacion multimedial, që shkrin incizime videografike, imazhe, tekste dhe materiale arkivore. Ajo ka për themel hulumtimin e thellë arkivor, si dhe punën në terren. Kamera e Hazirajt bredh nëpër fshatra të shpërndara në Kosovën rurale të shpopulluar; ajo gjen rrëfime të harruara në rajone nga të cilat ëndrrat moderniste janë tërhequr qëmoti, në kodra të shpërfilluar nga ëndrrat e shfrenuara kapitaliste. Këto incizime paraqiten krahas shkëputjeve të zbuluara së fundi nga Agimi dhe Buletini, dy botimet e prodhuara nga Fronti Antifashist i Grave të Kosovës të cilat shfaqen publikisht për herë të parë që nga qarkullimi fillestar.
Mes këtyre dy vëllimeve të materialeve shpërfaqet një dialog i ri provizor. Si duhet marrë me një histori kaq të stërshpërfillur edhe nga narracionet zyrtare, edhe nga antologjitë feministe? A mund vallë të dallohen gjurmët e saj? Ku mund të gjejmë shpresën për të?
Teksti dhe kurimi nga Áron Rossman-Kiss
Foto nga Tuğhan Anıt
Projekti u prezentua në Autostrada Biennale, 2023.