Mark Krasniqi rreth Lutfi Paçarizit
Mark Krasniqi (1920-2015), shkrimtar dhe gazetar i njohur nga Kosova, njihet për kontributin e tij të gjerë në letërsinë shqipe në dekadat e para të regjimit socialist. Në vitin 1955, ai publikoi një artikull rreth Haxhi Ymer Lutfi Paçarizit në revistën ‘Jeta e Re’ (Jeta e Re, nr: 5, Prishtinë, tetor-nëntor 1955, f. 418-426). Teksti i Krasniqit mbështetet në shënimet e terrenit dhe përkthimet e poezisë së Paçarizit, të cilat ja kishin dhënë Hilmi Paçarizi, Salih Çavolli, Talat Paçarizi dhe Mumin Jakupi. Teksti përfshin (mbase) përkthimin e parë të pjesshëm të "Çiftçi ve İşçi Kardaşlarıma" të Paçarizit ("Vëllezërve Fshatarë dhe Punëtorë", 1920) në gjuhën shqipe. Shkrimi përfshin edhe poezi të tjera politike të Lutfiut si "Vaji i Birit Shqiptar" i vitit 1910.