top of page

Dosjet e Policisë nga Viti 1920

Vështirësia kryesore me historiografinë e hershme të veprimtarisë komuniste në Kosovë është se pas shpalljes së dekretit të Obznanës në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, arkivat e partisë u shkatërruan nga policia. Disa aspekte të historisë së lëvizjeve komuniste në Prizrenin e viteve 1919-1920 mund të rindërtohen përmes dosjeve policore të asaj periudhe, të cilat janë mbrojtur dhe transferuar në Arkivin Shtetëror të Kosovës gjatë Jugosllavisë Socialiste.

​

Më poshtë mund të gjeni përkthimin serbisht të Posterit të Propagandës Komuniste të datës 07.04.1920, i shpërndarë në Prizren dhe në rrethinë. Posteri u bën thirrje punëtorëve dhe fshatarëve myslimanë të bashkohen nën komunizëm. Nënshkruar me një pseudonim të quajtur Mehmet. Posteri fillimisht ishte shkruar në turqisht në Shkup.

Marrja në pyetje nga policia e veprimtarëve kryesorë komunistë nga Prizreni, lidhur me paradën e 1 Majit të vitit 1920, detajet për organizatën dhe klubin komunist në Prizren, detajet për shpërndarjen e posterit propagandistik etj.

Pyke-Presje Logo

​

Pykë-Presje 2022

Tahir Meha 29A Prizren

  • yahoo-mail-11549824612s7ncj0gyg3_edited
  • Facebook
  • Instagram
  • Twitter
bottom of page